Ajax pas 5 sezonesh fiton titullin e kampionit

Me fitoren 4-1 në xhiron e fundit të Eredivisies, Ajax duke mposhtur De Graafschapin është bërë kampion i Holandës.

Ajax, që riktheu simpatinë në futbollin evorpian këtë stinor duke pasur paraqitje brilante në Champions League, duke mos gabuar në xhiron e fundit mposhti kundërshtarin me golat e Lasse Schones, Nicolas Tagliaficos dhe Dusan Tadicit (2).

Ajax përfundoi stinorin me 86 pikë, 3 më shumë sesa ndjekësi PSV Eindhoven që sonte mposhti Heraclesin 3-1. Ky është titulli i parë i kampionit për Ajaxin që prej vitit 2014, ndërsa në total ka 34 tituj në Holandë. (nga TopSporti.com)