Aksion policor në “Urën e Ibrit” në Mitrovicë, kontrollohen lokale e qytetarë

Në orët e vona të mbrëmjes të së premtes, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Mitrovicë, më saktësisht afër “Urës së Ibrit”.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhjetëra qytetarë dhe disa lokale, ka raportuar Kallxo.com. Gjithashtu, merret vesh se policia përmes njësive të saja speciale ka kontrolluar edhe disa lokale në këtë lokacion.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës deri më tash nuk ka njoftuar asgjë lidhur me zhvillimin e këtij aksioni në Mitrovicë.