Ambasadori Kosnett viziton Deçanin

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett dhe bashkëshorten e tij Alison Kosnett.

Kryetari Ramosaj e njoftoi për zhvillimet në komunën e Deçanit, projektet të cilat janë duke u implementuar si në zhvillimin ekonomik, infrastrukturë shkollore, kulturë, infrastrukturë rrugore e fusha tjera më rëndësi po ashtu dhe për planifikimet për realizim të projekteve në vazhdimësi, gjithmonë duke u munduar të krijojmë kushte më të mira për banorët e komunës së Deçanit, njofton Komuna e Deçanit.

Pas takimit më kryetarin, ambasadori Kosnett, takoi edhe Kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Haki Shehaj dhe shefat e grupeve të këshilltarëve të AAK-së, LDK-së, PDK-së dhe VV-së.