Angela Merkel përjeton sërish dridhje të trupit (VIDEO)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është parë sot duke u dridhur përsëri gjatë takimit me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin.

Kjo konsiderohet të jetë hera e tretë brenda tri javëve që Merkel është përballur me një situatë të tillë.

Megjithatë Merkel para disa ditësh kishte deklaruar për mediat ndërkombëtare se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Kancelarja gjermane nuk ishte mirë me shëndet edhe më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë.

Pothuajse i njëjti rasi ndodhi ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky para disa ditësh.