Anijet luftarake amerikane dhe ruse në prag të përplasjes (Video)

Mediat amerikane raportojnë se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një afrim i rrezikshëm i anijeve luftarake amerikane dhe ruse.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në ujërat e hapura pranë Filipineve me ç’rast anijet luftarake amerikane dhe ruse i janë afruar njëra tjetrës deri në 50 metra distancë.

Deri të afrimi i rrezikshëm i dy anijeve njoftohet të ketë ardhur pasi anija luftarake ruse paprimtas ka ndërruar drejtimin dhe ka vazhduar rrugën e saj drejt anijes luftarake amerikane.