Arifi dorëzon kredencialet e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka dorëzuar letrat kredenciale tek kryeministri e zv/presidenti i Emirateve dhe Sundimtari i Emirit të Dubait SH. T. Z. Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Arifi ka njoftuar se i ka përcjellë nikoqirëve konsideratat më të larta dhe mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën.