Çitaku njofton presidentin Trump me sfidat e Kosovës

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka marrë pjesë në iftarin e shtruar në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ka bërë të ditur se ka qenë e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump. Diplomatja kosovare përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se presidentin amerikan e ka njoftuar në detaje lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet aktualisht Kosova.   

Postimi i ambasadores Çitaku në FB:  

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj.