Delegacioni i BE-së: Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë

Për përshkallëzimin e protestës dhe kalimin e saj në përleshje dhe dhunë, ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ky delegacion ka shprehur qëndrimin se dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.

“Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”, thuhet në deklaratë.