Direkt prej Gjermanisë, dërgon drogë me postë në Kosovë

Intervistohet i dyshuari rreth 120 gramë drogë ishin nisur me postë nga Gjermania për në Kosovë.


Policia e Kosovës raporton se zyrtarët për zhdoganim postar në janar kanë pranuar një dërgesë nga Gjermania dhe gjatë kontrollimit është vërejtur një substancë e dyshuar narkotike. 


“Lidhur me rastin me datën 21.06.2019 rreth orës 11:30 me urdhër të gjykatës është bastisur prona e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan 21 Media.