Drejt Real Madridit

Mesfushori magjik belg, Eden Hazard, pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madridit pas finales së Europa Ligës, ka bërë të ditur mbrëmë L’Equipe francez.

Shuma e transferit të tij do t’i sjell Chelseat 100 milionë euro në arkë, ndërsa 28 vjeçari do të vesh fanellën e los blancosve, pasi që të kryhen të gjitha garat zyrtare të këtij stinori.

Gjithashtu, mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Hazard veçse ka nisur kërkimin e shtëpive për të banuar në vazhdimin e karrierës në Madrid.

Hazard kishte ardhë te Chelsea në vitin 2012 për 40 milionë euro nga Lille i Ligue 1.

Përgjatë karrierës së tij belgu ka fituar dy tituj Premier Lige (2016/17 & 2014/15), Ligue 1 (2010/11), FA Kupën (2017), Kupën e Francës (2011), Kupën e Ligës në Angli (2015), Superkupën angleze (2019, 2018, 2016 dhe 2013), Europa Ligën (2012/13), Superkupën e Europës (2013/14 dhe 2012/13). (nga TopSporti.com)