Dua Lipa bën histori, e para artiste femër që ka këngë të dëgjuara mbi 800 milionë

Tanimë asgjë nuk është e pamundur për këngëtaren e talentuar shqiptare, Dua Lipa, e cila nuk ndalet së thyeri rekorde.

Këtë herë këngëtarja shqiptare me famë botërore ka hyrë në historinë e muzikës, pasi është e para artiste që ka këngë që janë dëgjuar mbi 800 milionë herë.

Ka qenë pikërisht faqja “Music News Facts” e cila merret me faktet më të reja rreth muzikës internacionale, që ka publikuar së fundmi një statistikë rreth artistes shqiptare.

https://twitter.com/musicnewsfact/status/1142479329579765760

Dua është tashmë zyrtarisht femra e parë në histori të muzikës me tri këngë të dëgjuara mbi 800 milionë herë në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Ky fakt patjetër që e ka gëzuar në masë të madhe artisten, e cila nuk ka nguruar që këtë postim ta ndajë me ndjekësit e saj në “Twitter” dhe “Instagram”. /Shekulli, link: http://shekulli.com.al/dua-lipa-ben-histori-e-para-artiste-femer-qe-ka-kenge-te-degjuara-mbi-800-milione-foto/?fbclid=IwAR0UfjhnXxyvDXZ-TaNeOcQ50MSYpMOdVxMqoPD_-Q-8q710J5iWU5a4o7Q/