Dy muaj aktivitete për mërgimtarët në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, ka njoftuar se Komuna që ai drejton për dy muaj rresht do të organizojë aktivitete të ndryshme argëtuese dhe kulturore për nder të bashkëatdhetarëve.

Në një postim në facebook, kryetari Jashari, ka shkruar ndër tjera:

“Për të ruajtur traditën e zemërgjerësisë së drenicasve, vazhdon edhe sivjet Sofra e Drenicës, me këngë e valle, humor e poezi, rreth së cilës presim me dashamirësi bashkatdhetarët tanë.

Nga e hëna përgjatë dy muajve në vazhdim, sheshi ynë “Adem Jashari” do të gjallërojë nga aktivitetet e organizuara, në nderim dhe mirë së ardhjeje për motrat dhe vëllezërit tanë nga diaspora.

Me dorë në zemër,
Mirë ardhshi!”, ka uruar mirë së ardhje kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari.