E len Limajn për Haradinajn

Ish Ministri i Tregtisë nga rradhët e partisë Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt, Bajram Hasani, ka bërë publike kalimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të Ramush Haradinajt.

Ish Ministri Hasani, i cili para disa ditësh kishte dhënë dorëheqje nga Nisma dhe kishte bërë akuza ndaj ish bashkëpartiakëve të tij, ka deklaruar se sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa ka qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë, e kanë shtyrë t’i bashkëngjitet AAK-së.

Ky është postimi i plotë i Bajram Hasanit:

Të dashur miq

Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t’i bashkëngjitem partisë që ai drejton.

Do të jetë nder për mua të vazhdoj bashkëpunimin me njeriun që dha aq shumë për këtë vend. Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë në AAK.

Do të vazhdoj të punoj si deri më tani për të mirë e njerëzve të mi!