Edhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” nënshkruar marrëveshje me Caritasin Zviceran

Caritasi Zviceran nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në kuadër të projektit SHPRESE.

Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në nivelin para fillor në Kosovë do të përfshijë edhe punën me Fakultetet e Edukimit.

Në vitet në vijim, një numër aktivitetesh do të realizohet, së bashku me Fakultetin e Edukimit në Prizren, për të përmirësuar kapacitetin e edukatorëve të ardhshëm në metodologjitë bashkëkohorë në arsimin para fillor.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing