“Facebook” dënohet me 5 miliardë dollarë

Komiteti për Tregti Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka aprovuar dënimin prej 5 miliardë dollarësh ndaj kompanisë “Facebook” dhe pritet të jetë i plotëfuqishëm pas aprovimit të saj nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve.

Dënimi rekord ndaj “Facebook” vjen pas skandalit të paraqitur më shitjen e të dhënave personale të përdoruesve të rrjetit social të kësaj kompanie i cilësuar si skandali “Cambridge Analytica”.

Vitin e kaluar “Facebook” kishte siguruar të hyra në vlerë prej 56 miliardë dollarësh, ndërkohë që gjatë këtij viti pritet të sigurojë mbi 69 miliardë dollarë të hyra.