Falsifikonte certifikata, arrestohet një person në Malishevë

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Malishevë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur certifikata të aftësive profesionale të falsifikuar 250-300 euro për certifikatë.

Lidhur me këtë rast janë të dyshuar edhe tre persona, dy prej tyre janë intervistuar njëri gjendet jashtë shtetit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.