Filloi dorëzimi i S-400 në Turqi përkundër paralajmërimeve nga SHBA

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se ka filluar procesi i bartjes së pjesëve të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 në Turqi.

Bëhet e ditur se kontegjenti i parë i pjesëve përbërëse të S-400 tashmë kanë arritur në bazën e forcave ajrore të ushtrisë turke në afërsi të Ankarasë.

NATO ka kërkuar nga Turqia të mos blejë sistemet ruse të mbrojtjes raketore pasi ato i rrezikojnë sistemet e mbrojtes të shteteve anëtare të NATO-s duke shtuar rrezikun e interferimit rus në këto sisteme, me theks të veçantë në aeroplanët F-35. Në vend të kësaj, SHBA-të i kanë ofruar Turqisë blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore Raytheon Patriot, propozim i cili është refuzuar nga Turqia.

See the source image

Javë më parë, SHBA-të patën njoftuar për ndalimin e programit të trajnimit për përdorimin e aeroplanëve të gjeneratës më të re F-35 për pilotët turq dhe detyrimin për lëshimin e territorit të SHBA-ve nga ana e tyre deri më 31 korrik. SHBA gjithashtu kishte marrë vendim që të ndalojë transferimin e të gjitha pajisjeve dhe pjesëve të aeroplanëve luftarak F-35 në Turqi. Nëse nuk do të heq dorë nga blerja e sistemit rus S-400, atëherë Turqia duke filluar nga data 31 korrik pritet që të pezullohet nga programi F-35.

Turqia është pjesë e Aleancës Veri-Atlantike që nga viti 1952, madje edhe para Gjermanisë (1955) dhe Spanjës (1982).