Fillon shënimi i 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Me organizimin e orës letrare për fëmijë “Ditët e Lidhjes”, sot filluan aktivitetet që organizohen nga Komuna e Prizrenit me rastin e 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ora letrare u organizua në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa në prezencë të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, zyrtarëve komunalë, nxënësve nga shkollat fillore dhe poetëve e shkrimtarëve të ndryshëm, u recituan poezi të shumta për fëmijë.

Programi do të vazhdojë në ora 13:00 me poezitë për të rritur, ndërsa në ora 20:00 do të mbahet koncertit muzikor “Nostalgjia” me performancë të artistëve Agim Gërguri, Osman Shehu dhe Agim Tejeci. Ndërkaq turneu i futbollit dhe i basketbollit i paralajmëruar për sot, do të organizohet më 12 qershor nga ora 10:00, njofton Komuna e Prizrenit.