Franca e njeh Serbinë si partnerin e saj kryesor në Ballkan

Franca e konsideron Serbinë si partnerin e saj kryesor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Francës në Serbi, Frédéric Mondoloni, i cili vizitën e paralajmëruar presidentit francez, Emmanuel Macron, në Beograd, më 15-16 korrik, e ka ndërlidhur pikërisht me atë se Franca e sheh Serbinë si partnerin e saj të parë në rajon.

“Kjo tregon një interes të ri të Francës për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe dëshirën që marrëdhënies dypalëshe me Serbinë – sigurisht partnerin tonë të parë në rajon – t’i japim një shtysë të re”, ka deklaruar Mondoloni, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ambasadori Mondoloni ka njoftuar se Franca do të hap një zyre rajonale në Beograd, për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve “evropiane” dhe për të siguruar “tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm”.