Fundoset varka me klandestinë në Tunizi

Në Mesdhe ndodhi një fatkeqësi që u ka marrë jetën shumë klandestinëve.

Si pasojë e fundosjes së një varke, që transportonte klandestinë në Tunizi, sipas përcaktimeve të para janë mbytur 50 persona.

Sipas deklaratës së bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në ngjarje kanë shpëtuar 16 persona.

Personat në fjalë u shpëtuan nga peshkatarët që gjendeshin afër vendngjarjes. /trt-shqip/