Galatasaray fiton Kupën e Turqisë

Në finalen që u zhvillua sonte, Galatasaray mposhti Akhisarin 3-1 për të fituar Kupën e Turqisë, për të 18 herë në histori të klubit.

Në fakt, ndeshja ka qenë tejet kontraverse me vendime, derisa në pjesë të dytë avantazhin e morrën futbollistët e Akhisarit, që shënuan përmes Elvis Manus për 1-0 (57′). Galatasaray dështoi të barazonte nga penalltia në minutën e 66 të ndeshjes kur Mbaye Diagne nuk shënoi.

Sidoqoftë, në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes djelmoshat e Fatih Terimit u këndellën, kur fituan një penallti tjetër, që u konkretizua nga zëvendësuesi Sinan Gumus (80′) për 1-1. Portugezi i Akhisarit Miguel Lopes u përjashtua me dy kartona të verdhë.

E më pas Galatasaray nuk pati problem, pasi që Sofiane Feghouli shënoi për 2-1 (88′) ndërsa Diagne konkretizoi në kohën shtesë (90’+3) për 3-1 që vulosi rezultatin dhe triumfin e ekipit.

Në minutat e fundit të ndeshjes për Akhisarin u inkuadrua edhe Sokol Cikalleshi, por nuk arriti të ketë ndikim në lojë në 5 minutat që luajti. (nga TopSporti.com)