Gardiani i reprezentacionit të Kosovës, Arijanet Muriq, afër kalimit tek Nottingham Forest

Sipas njoftimeve të shtypit sportiv britanik, anëtari i skuadres kampione të Manchester City, portieri i Kosovës, Aro Muriq, është afër kalimit tek skuadra e Championship, Nottingham Forest.

Sipas burimeve të aftërta me klubin e Mançesterit, janë duke u zhvilluar bisedimet përfundimtare ndërmjet drejtuesve të këtyre skuadrave për një kalim të mundshëm të shtatlartit, Muriq, në radhët e “ pylltarëve”, siç njihet skuadra nga Notingemi.

Por, nuk bëhet e ditur se transferi do të bëhet në formë huazimi, apo do të realizohet marrëveshje disavjeçare.