Gjendet i vdekur në bunarin e shtëpisë një burrë në Makërmal të Skënderajt

Një burrë nga Fshati Makërmal i Skënderajt është gjetur sot pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të ju konfirmoj se është gjetur pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij një burrë i moshës afro 82-vjeçare. Rasti është lajmëruar nga familjarët e tij. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq Zahiti ka treguar se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.