Gjetje e rëndësishme arkeologjike në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për gjetje arkeologjike me vlera të mëdha nga periudha romake.

Muharremaj ka bërë të ditur se në fshatin Peqan të Suharekës është gjetur një stellë e vjetër që daton nga shek. i ll-të. Stella e zbuluar ka një vlerë të jashtëzakonshme për faktin se pasqyron një civilizim të lartë të periudhës Romake në rajonin tonë.

Image may contain: 3 people, people standing

“Sipas disa vlersimeve të ekspertëve që i kam kontaktuar, bazuar në shikimin preliminar kjo stellë duhet ti takoj shek.II apo III dhe bazuar në tekstin në gjuhën latine, duket se është dedikuar një vajze 15 vjeçare, por bazuar në etimologjinë e emrit të saj i takon korpusit të emrave ilir”, ka shkruar Muharremaj.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar gjithashtu se artefakti me vlera të jashtëzakonshme i gjetur në Peqan të Suharekës është vendosur në Muzeun e Suhareks ku do të jetë nën përkujdesje institucionale.