Gjini dhe Hasani te Liria

(nga TopSporti.com) – Në mëngjes sot, ekipi i Lirisë ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje edhe me dy lojtarë të ri në skuadër.

Fjala është për Korab Hasanin që luan në mesfushë, ndërsa lojtari tjetër është Jurgen Gjini që luan në sulm.

Hasani më parë ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe e Vushtrrisë, pra është një lojtar i cili ka punuar ekskluzivisht në dy stinorët e fundit me trajnerin Samuel Nikaj, që tash ka marrë drejtimin e Lirisë.

Në anën tjetër, Gjini së fundi ka qenë pjesë e Tërbunit të Pukës në Divizionin e Parë të Shqipërisë, kurse më parë ka luajtur edhe për Kamzën, Burrelin dhe Vllazninë.