Hapet ekspozita “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë” në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Është hapur zyrtarisht ekspozita “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë” në Muzeun Kombëtar të Kosovës e cila do të jetë e hapur për një muaj.

Njoftimi është publikuar nga Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmish Matoshi, i cili me këtë rast është deklaruar se kjo ekspozitë është shembull i mirë që edhe përmes artit të paraqesim përkushtimin dhe vizionin tonë për mbrojtjen e natyrës, monumenteve tona kulturore e natyrore dhe mjedisit në përgjithësi.

Image may contain: 3 people, people on stage, crowd and outdoor

Matoshi më tej ka falenderuar fondacionin “Ibrahim Kodra” për angazhimin dhe punën e tyre të pa lodhshme që po bëjnë në përkrahjen dhe promovimin e talenteve të rinj të Kosovës dhe prezantimin e veprave të tyre në shtetet tjera.

Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit në mes të: Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Muzeut Kombëtar të Kosovës; Fondacionit Zviceran `Ibrahim Kodra`; Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik; Shkollës së Artit “Adem Kastrati” në Gjilan; SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Shoqata Kombëtare e Autizmit në Kosovë.