Hapet qendra për grumbullimin e bimëve medicinale aromatike në Kaçanik

Sot në Kaçanik është hapur qendra për grumbullimin e bimëve medicinale aromatike e cila pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillim ekonomik të këtij rajoni

Projekti i hapjes së qendrës për grumbullimin e bimëve medicinale aromatike në Kaçanik është përkrahur financiarisht nga USAID-i ndërsa në këtë projekt planifikohen të përfshihen shumë femra që do të ndikoj në uljen e papunësisë.

Image may contain: indoor

Në ceremoninë e hapjes së Qendrës për grumbullimin e bimëve medicinale aromatike në Kaçanik kanë marrë pjesë edhe Zëvendës Ambasadorja e SHBA-ve, Colleen Hyland, Ministrja e Bujqësisë, Dijana Zivic, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno si dhe Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra.

Pronarja e kësaj qendre Zarije Malsiu, falenderoi USAID-in për përkrahjen e dhënë në realizimin e këtij projekti. Ajo theksoi se pyjet e anës së Kaçanikut janë të pasura me bimë aromatike dhe medicinale, ndërsa shprehu angazhimin e saj në përkrahje dhe angazhim të shumë grave në këtë projekt.

Për hapjen e kësaj qendre, femrat nga Komuna e Kaçanikut u përgëzuan edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ministria e Bujqësisë, programi USAID si dhe nga Komuna e Kaçanikut.