Haradinaj: Masakra e Srebrenicës na kujton një epokë të errët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, masakrën e Srebrenicës.

Haradinaj ka thënë që kjo masakër na kujton një epokë të errët dhe “një akt barbar të një regjimi mizor”.

“Në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, nderojmë me respekt mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur. Kjo masakër, na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor”.

“Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar. Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre”, ka shkruar Haradinaj.