Infermierë nga Kosova do të rekrutohen për të punuar në Gjermani!

Profesionistët e mjekësisë në Kosovë po duket të jenë mjaft atraktivë për shtetin gjerman.

Për këtë qëllim do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë, të hënën, ministri federal për Shëndetësi i Gjermanisë, Jens Spahn, raporton media gjermane, InfoRadio.

Ai do të rekrutojë infermierë nga Kosova për të punuar në Gjermani. Ministri gjerman do të jetë i shoqëruar nga Charité Berlin, e njohur si mjeke në fushën e infermierisë, e cila deri më tash ka përvojë në rekrutimin e infermierëve nga vendet e ndryshme për të punuar në Gjermani.