Inspektorati në Prizren fillon rrënimin e mbindërtimit të një objekti afaristo banesor

Për shkak të mos respektimit të lejes ndërtimore dhe të tejkalimit në ndërtim, Drejtoria e Inspektoratit sot ka filluar rrënimin e mbindërtimit të një objekti afaristo banesor në rrugën “William Walker”, njofton faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit.

Ky aksion është ndërmarrë pasi që investitori nuk i ka zbatuar urdhëresat për rrënim vullnetar.

Drejtoria e Inspektoratit do të jetë e pakompromis për çdo ndërtim të jashtëligjshëm dhe do të vazhdojë të punojë për respektim dhe zbatim të vendimeve ligjore, thuhet në këtë njoftim.