IPKO me njoftim për klientët e saj

Kompania e telekomunikacionit IPKO, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për klientët e saj.

Në njoftimin nga IPKO bëhet e ditur se si rezultat i punës së ekipeve teknike nga Apple dhe IPKO, Apple ka filluar të dërgojë një përditësim (update) specifik për operatorin IPKO, tek konsumatorët e saj. Të gjithë përdoruesit e iPhone, të cilët tashmë e kanë pranuar këtë përditësim specifik, mund të lundrojnë lirshëm në rrjetin 4G.

Klientët e IPKO, përdorues të iPhone, duhet ta përditësojnë këtë konfigurim specifik, pasi ta kenë pranuar nga Apple. Informatat detale për mënyrat e përditësimit janë ofruar në faqen e kësaj kompanie në rrjete sociale.

Gjatë javëve të fundit, klientët e Kompanisë së telekomunikacionit IPKO ishin ballafaquar me probleme të theksuara në përdorimin e internetit përmes pajisjeve të tyre elektronike.