Ismaili ndërhyn edhe në Klinikën e Syve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se Ministria që ai drejton ka realizuar investime në Klinikën e Syve në QKUK me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të cilat kjo klinikë i ofron qytetarëve.

Ismaili me këtë rast është deklaruar se janë investuar 350 mijë euro në aparaturë moderne dhe qindra mijëra euro të tjera për material shpenzues dhe renovime për ta shndërruar edhe këtë klinikë në një institucion modern.

Image may contain: indoor

“Sot nisëm transformimin edhe të Klinikës së Syve, e cila në mungesë të aparaturës, për dekada nuk ka mundur t’i trajtojë problemet që mijëra pacientë kanë me sy, duke dëmtuar kështu xhepat e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit me miliona euro” ka shkruar Ministri Ismaili në profilin e tij në rrjete sociale.