Kërkohet ndërprerja e financimit të Lirisë nga Komuna e Prizrenit

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin e Prizrenit, Ilir Baldedaj, njofton se ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, në të cilen kërkohet ndërprerja e financave nga Komuna e Prizrenit për KF “Liria”. 

“Kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve ku  kërkojmë ndërprerjen e financimit nga komuna ndaj  KF “Liria”, deri në një vendim të ri që duhet ta merr Komuna e Prizrenit, ndërsa në mbledhjen e jashtëzakonshme do të propozohet krijimi i një grupi nga të gjitha subjektet politike për këtë çështje”, ka theksuar, Baldedaj.

Ndryshe, këtë vit, skuadra prizrenase ka rënë nga elita e futbollit kosovar, dhe edicionin e radhës do të jetë në një rang më të ulët garash, ndërsa komuna e Prizrenit e mbështet atë në shumë 220 000 euro për një vit.