Kështu do të duket Kompleksi Memorial i “Komandant Drinit” (Video)

Komuna e Prizrenit ka përzgjedhur projektin fitues për kompleksin memorial kushtuar komandatit të UÇK-së, Ekrem Rexha “Drini”.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e “Komandant Drinit” përmes një postimi në rrjete sociale.

“Ju informoj të gjithëve që Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit shpall tenderin publik për ekzekutimin e punimeve të ndërtimit të memorialit kushtuar Heroit Ekrem Rexha – komandant Drini, i cili do të ndërtohet në hapsirën e parkut përballë hyrjes së ‘Shtëpisë së bardhë'”, ka shkruar Drini Rexha, djali i ish komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha.

Ky është postimi i plotë dhe videoja e kompleksit memorial të “Komandant Drinit”: