Kocijancic: Liberalizimi i vizave në dorë të Parlamentit dhe Këshillit Evropian

Me 18 korrik të vitit të kaluar Komisioni Evropian i dha dritën jeshile Kosovës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave ,duke bërë të ditur se tashmë janë plotësuar dy kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave, konkretisht për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe për arritje të forta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Por edhe pse ka kaluar një vit nga ajo kohë qytetarët e Kosovës ende vazhdojnë të jenë të izoluar.

Në një përgjigje nga zyra e Zëdhënëses për punë të jashtme në BE, Maja Kociancic dhënë për Gazetën Blic  rreth kësaj çështjeje  bëhet me dije se liberalizimi i vizave tashmë është në dorën e Parlamentit  Evropian dhe Këshillit që të miratojnë propozimin e Komisionit për dhënien e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës.

“Më 18 korrik, Komisioni konfirmoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, duke përfshirë dy kërkesat e mëparshme: 1. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi dhe 2. Përforcimi i një rekordi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni. Tani i mbetet Parlamentit Evropian dhe Këshillit që të miratojnë propozimin e Komisionit që t’u mundësohet banorëve të Kosovës udhëtimi pa viza.” thuhet nga zyra e Maja Kociancic për Gazetën Blic.

https://gazetablic.com/deklarohen-nga-zyra-be-se-liberalizimi-i-vizave-ne-doren-e-parlamentit-dhe-keshillit-evropian/?fbclid=IwAR0Lq7oz3tv3uiv4-yuc8SeUve1Y0RWejtQ5f8s1-ioq3Kr2kRftlaAoOjo