Komuna e Prizrenit fillon publikimin online të lejeve të ndërtimit që lëshohen nga Drejtoria e Urbanizmit

Komuna e Prizrenit nëpërmjet web faqes së saj zyrtare ka filluar t’i publikojë të gjitha lejet e ndërtimit që lëshohen nga ana e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Publikimi i lejeve ndërtimore po bëhet me qëllim të rritjes së nivelit të transparencës dhe qasjes së lehtë për qytetarët në dokumentet që janë në interes publik.

Në publikim të këtyre dokumenteve përfshihet kopja e planit, vendimi dhe pagesa e të gjitha lejeve që janë lëshuar.

Tashmë një pjesë e konsiderueshme e lejeve janë në web faqe dhe po vazhdohet publikimi edhe i pjesës së mbetur, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit.

Linkun për publikim të lejeve të ndërtimit e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/prizren/urbanizem/lejet-e-ndertimit/…