Kuvendi i Obiliqit në mbledhjen e jashtëzakonshme miraton disa rekomandime

Me kërkesen e Kryetarit të Komunës, Xhafer Gashi, është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Obiliqit me një pikë të vetme të rendit të ditës:

  1. Mosrespektimi i Ligjit për Obiliqin (LIGJI NR.05/L-044) dhe vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për punësimet në Korporaten Energjitike të Kosovës.

Mbledhjen e jashtëzakonshme e hapi Kryesuesi i Kuvendit Burim Gërguri para asambleistëve, qytetarëve dhe banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë.

Nga kjo mbledhje e jashtëzakonshme u nxorrën këto rekomandime:

  1. Pezullimi i konkursit të fundit të KEK-ut,
  2. Zbatimi i plote i ligjit për Obiliqin dhe vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  3. Të inicohet padi ndaj KEK-ut për moszbatimin e ligjit.
    Këto rekomandime morrën përkrahje unanime nga asambleistët e Kuvendit të Komunës së Obiliqit, thuhet në njoftimin e Zyrës komunale për informim.