LDK mban zgjedhje në Lipjan

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, Imri Ahmeti shpalli të hapura zgjedhjet e Degës së LDK-së në Lipjan në një takim me kryetarët e Nëndegëve dhe Kryesinë e Zgjeruar.

Zgjedhjet do të mbahen duke u bazur në rregulloren zgjedhore të partisë dhe fokusi i zgjedhjeve do të jetë krijimi i mundësive për inkuadrim për të gjithë sidomos për të rinjtë dhe forumin e gruas.

“Lidhja e Demokratike e Kosoves Dega në Lipjan do të vazhdoj të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi për të gjithë qytetarët e Komunës sonë dhe ne nuk do të merremi me shpifje dhe gënjeshtra të individëve dhe klaneve tjera që për vite të tëra u morren vetëm me interesa të tyre” ka deklaruar me këtë rast Ahmeti.