Legjenda e Premier Ligës merr 50 përqind të aksioneve te skuadra e Ferizajt

“Të dielën (07.07.2019) në ora 18:00, në Hotel “Emerald” organizohet ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të Klubit Futbollistik “Ferizaj”, nga investitorë anglez dhe vendor”.

Njoftimi lartë është bërë dje (e shtune) nga skuadra e Ferizajit, të ndodh sot.

GazetaOlle ka mësuar se invesitori anglez do jetë legjenda e futbollisti nga ky vend, Brian Deane.

Deane pritet të ketë në skuadren e Ferizajit, 50 përqindtë të aksioneve në klub.

51 vjeçari ndryshe njihet si futbollisti i parë që ka shenuar gol në Premierligë të Anglisë, prejse kjo Ligë është emruar me këtë emër në vitin 1992.