Manchester City mbron titullin

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, Manchester City, ka arritur të mbrojë titullin kampion të Premier Ligës angleze pas triumfit në xhiron e fundit ndaj Brightonit 4-1 si mysafir.

Me këtë, City ka lënë pas Liverpoolin në një garë mjaft interesante, derisa ekipet kanë treguar formë të jashtëzakonshme përgjatë stinorit.

City përfundoi stinorin me 98 pikë, ndërsa Liverpool me 97. City ka shënuar 14 fitore radhazi në 14 xhirot e fundit, që është treguar ecuri kyqe drejt titullit.