Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë më të forta se kurrë

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka deklaruar se “marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë më të forta se kurrë, ashtu siç është edhe perspektiva jonë evropiane.”

Këtë deklarim Xhaçka e ka bërë gjatë një vizite të saj zyrtare në Gjermani, ju është pritur nga homoligja e saj Ursula von der Leyen.

Image

“Me homologen Ursula von der Leyen ndamë qëndrimin se integrimi euro-atlantik i Shqipërisë dhe rajonit është domosdoshmëri për zhvillimin, sigurinë e stabilitetin. Me mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe aleatëve tanë, do të ecim në procesin e integrimit, për të qenë pjesë e familjes evropiane.” ka thënë Xhaçka.