Matoshi Selmanajt: Me rënien e Haradinajt bjen edhe ti!

Këshilltari i Kryeministrit, Halil Matoshi i ka dhënë, siç e ka cilësuar ai vetë, “lekcion logjik dhe konstitucional për deputetin Driton Selmanaj” pas deklarimit të Selmanajt se dita kur bie qeveria Haradinaj të shpallet festë zyrtare.

“Deputeti Selmanaj si i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Republikës, duhet me e ditë se rënia e Qeverisë e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, pra bie edhe legjislativi, pra edhe vet ai!”, ka shkruar Matoshi në reagimin e tij.

“Driton, kurrë nuk i dihet, mund të zhgënjehesh ma keq me ndonjë qeverisje të ardhshme, sepse drejtimi progresist i historisë nuk është a priori i garantumë” ka shkruar Matoshi për deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj.

Ky është postimi i plotë i Halil Matoshit: