McAllister: Po punohet në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Eurodeputeti nga Gjermania, David McAllister, i cili është raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, ka komentuar mbi dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë i cili ka ngecur që disa muaj.

Ai ka deklaruar se punohet shumë nga ana e ndërmjetësuesve të dialogut që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për të dyja vendet.

Po ashtu, McAllister ka thënë se pavarësisht ndryshimeve në përbërjen e Parlamentit Evropian, megjithatë partitë konservatore dhe socialdemokrate në këtë institucion të BE-së do ta kenë në fokus zgjerimin e BE-së, raportojnë mediat vendore.

“Dy grupe të mëdha, Partia Popullore Evropiane dhe ajo e socialistëve dhe demokratëve, do të ketë qasje të ngjashme ndaj zgjerimit, e kjo politikë bazohet në plotësimin e kushteve. Nëse vendi përparon, besojmë se duhet të shpërblehet”, ka shtuar ai.