Më i miri i sezonit te Werder

(nga TopSporti.com) – Mesfushori i Kosovës, Milot Rashica, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit te ekipi i tij Werder Bremen, ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij klubi pak më parë.

Rashica 22 vjeç luajti 26 ndeshje për Werderin këtë stinor, duke shënuar 9 gola në proces dhe ka marrë më së shumti vota nga publiku, për tu bërë më i miri i sezonit te ekipi, duke ia kaluar edhe kapitenit Max Kruse.

Rashica në vitin 2019 ka shpërthyer në Bundesligë me golat dhe asistimet e tij, ndërsa ka shënuar gol edhe në dy përballjet e qershorit që Kosova i luajti në kualifikime për EURO 2020.