Muriqi filon stërvitjet në Fenerbahçe

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nga sot ka filluar stërvitjet e tij të rregullta me gjigantin e futbollit turk Fenerbahçe.

Muriqi nënshkroi marrëveshje me klubin e Fenerbahçes pas një gare të madhe të zhvilluar në mes këtij klubi dhe gjigantit tjetër të futbollit turk Galatasaray.

Mësohet se vlera e transferit të sulmuesit 25 vjeçar të lindur në Prizren nga ekipi Rizespor në Fenerbahçe ka kapur shumën prej 3.5 milionë euro. Krahas kësaj Fenerbahçe, në shkëmbim të Vedat Muriqit, Rizesporit i ka dhënë edhe katër futbollistë: Mahsun Çapkan, Tarık Çetin, Burak Albayrak dhe Oğuz Kağan Güçtekin.