Ndodh edhe kjo: Fluturojnë mbi festivalin e gabuar

Një ngjarje e pazakonshme në shtetin europian, me ç’rast aeroplanët Patrouille Suisse kanë ngatërruar adresën e fluturimit dhe kanë fluturuar mbi festivalin e gabuar.

Sipas raportimit të BBC, ngjarja ka ndodhur në Zvicër kur ekipi i pilotëve të Patrouille Suisse kanë fluturuar mbi turmën e njerëzve të mbledhur në festivalin e muzikës në qytetin Mümliswil derisa ishte dashur që të fluturonin në qytetin Langenbruck.

Fluturimi ishte planifikuar të realizoj në nder të pilotit të vetë njësisë
Patrouille Suisse i lindur në vitin 1891.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Zvicrës ka kërkuar falje për një gabim të tillë e cila është shkaktuar nga mungesa e pajisjeve GPS në aeroplanët e ekipit Patrouille Suisse.