Ndodh tërmeti më i fuqishëm në dy dekadat e fundit në Kaliforni

Një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur pjesët e Kalifornisë Jugore, meteorologët amerikanë thonë se ky është tërmeti më i madh në dy dekadat e fundit. Epiqendra ishte afër qytetit të Ridgecrest, rreth 240 km në veri-lindje të Los Anxhelosit, raporton BBC.Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi të njëjtin rajon të enjten në një thellësi gati 11 km.

Sizmologjia Dr Lucy Jones tha se tërmetet mund të vazhdonin.“Kjo është një rend tërmet,” tha ajo në një konferencë shtypi. “Do të vazhdojë.”“Çdo tërmet e bën një tjetër tërmet më të mundshëm,” shtoi ajo, duke thënë se kishte një shans 10% të një tërmeti të ngjashëm ose edhe më të madh pas javës së ardhshme.