NË KLINË U MBAJT EKSPOZITA E PIKTORIT NGA SHKUPI

Në kudër të festivalit folklorik mbarëkombëtar, “I këndojmë Lirisë”, që po mbahet në Klinë për të 19-en herë me radhë, është mbajtur ekspozita e piktorit nga Shkupi, Afrim Shatku.

Skënder Mërturi, drejtor i drejtorisë se Kulturës, tha se falë bashkëpunimit të mirë të dashamirëseve të artit klinas, sot kemi nderin të kemi prezent një piktor të përmasave ndërkombëtare siç është Afrim Shatku.

Ndërsa piktori, Afrim Shaktu, ka falënderuar Komunën e Klinës për ftesën që të ekspozojë pikturat e tij, ngase siç ka thënë ai Klina, është foleja e artit.

Në kuadër të kësaj ekspozite është mbajtur edhe orë letrare më çast me krijimet e tyre u paraqitën poet nga Shkupi, ndër ta Sami Shaqiri, dhe krijuesit klinas, për të cilët u ndanë mirënjohje nga drejtori i festivalit, Alban Gashi.

Në shenjë falënderimi për mikpritjen,piktori Afrim Shatku, ka dhuruar një pikturë për Kryetarin e Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, ndërsa një dhuratë simbolike me libra të krijuesve klinas i është bërë edhe nënkryetarit të komunës, z. Besim Hotit.