Një tjetër bashkëpunëtor i Erdoganit distancohet nga ai

Mediat turke raportojnë se një figurë tjetër e rëndësishme e qeverisjes së deritashme të partisë së Presidentit aktual turk Erdogan do të largohet nga AKP.

Bëhet fjalë për ish ministrin e ekonomisë dhe njërin ndër reformatorët kryesorë të ekonomisë turke, Mehmet Simsek.

Ish bashkëpunëtori i Eroganit, raportohet se do t’i bashkohet subjektit të ri politik që pritet të themelohet nga poashtu ish bashkëpunëtorët e afërt të Erdoganit, ish Presidenti Abdullah Gul dhe ish Zëvendëskryeministri Ali Babacan.

Themelimi i partisë së re pritet të dobësojë ndjeshëm fuqinë politike të Presidentit aktual Erdogan, posaçërisht pas humbjeve të rënda të AKP në zgjedhje lokale, me ç’rast partia e Erdoganit humbi pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha Turqisë, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin.