Nxehet debati Haskuka-Totaj

Vetëm pak minuta pas reagimit të ish Kryetarit të KB “Bashkimi”, Shaqir Totaj, kur ky i fundit kishte akuzuar Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, se qëndron prapa akuzave të cilat KB “Bashkimi” ia kishte bërë atij, vjen kundër reagimi i Kryetarit të Prizrenit.

Në një postim në profilin e tij në rrjete sociale, i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, shtron një sërë pyetjesh ndaj ish Kryetarit të KB “Bashkimi” dhe Kryetarit aktual të Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Në fund të reagimit të tij, Haskuka kërkon nga Totaj që të përgjigjet së paku në njërën prej pyetjeve nëse ka sado pak integritet. Shaqir Totaj paska reaguar, po asgjë nuk paska thënë.